Valon Zeqiraj shpallet “Sportisti i vitit 2020”

Në një ceremoni solemne duke zbatuar protokollet e IKSHPK-së, Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka bërë ndarjen e çmimeve “Sportisti i vitit 2020”, për klubin e vitit, trajnerët dhe sportdashësit .

Para ndarjes së çmimeve drejtori i kësaj drejtorie, Beqir Berisha, në fjalën e tij hyrëse tha se arsyeja se përse është shtyer data e këtij organizimi është situata me pandeminë COVID-19.

“Edhe në këtë situatë jemi munduar si komunë, e falënderojmë kryetarin që na ka mbështetur si drejtori, ku kemi bërë maksimumin që të mbështesim klube, sportistë, OJQ dhe individ me subvencione” ka thënë drejtori, Beqir Berisha.

Ai gjithashtu ka treguar se pavarësisht situatës me COVID-19, drejtoria që ai përfaqëson dhe Komuna e Suharekës vazhdimisht kanë mbështetur sportistët.

Kryetari i Komunës së Suharekës, ka ndarë çmimin “Sportisti i Vitit 2020”, të cilin e mori Valon Zeqiraj nga klubi Theranda Motocross.

Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie janë ndarë çmimet për 10 më të mirët e vitit 2020:
1. Arlinda Sopaj – Klubi Atletikës “Theranda”
2. Ramiz Bytyqi – FC Ballkani
3. Faton Mustafa – K.V “Theranda”
4. Njazi Gashi – Aeroklubi “Shqiponja e artë”
5. Arbona Haxhaj – K.V. “Theranda”
6. Atdhe Luzhnica – Klubi i shigjetarisë “Luzhnica”
7. Latife Lushaj – K.V. “Gjinoci”
8. Arbër Berisha – “Golden Eagle Ylli”
9. Egzon Kuqi – “Golden Eagle Ylli”

Nga klubet e qytetit FC Ballkani është shpallur klubi më i miri i vitit 2020, ndërsa Frutex dhe CIMA Construction janë shpallur donatorët e vitit 2020.

RAPORTO