UEFA shkruan për formën fantastike të Ballkanit para përballjes me Sivasporin

12.10.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani po kalon në një formë tejet të mirë gjatë kësaj sezone, duke përfshirë edhe aktivitetet jashtë vendit, pra në Evropë në kuadër të Ligës së Konferencës. Suharekasit në drejtim të trajnerit shqiptar, Ilir Daja është duke na bërë krenar neve si komunë, por edhe futbollin kosovar, duke e promovuar atë […]

UEFA shkruan për formën fantastike të Ballkanit para përballjes me Sivasporin Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani po kalon në një formë tejet të mirë gjatë kësaj sezone, duke përfshirë edhe aktivitetet jashtë vendit, pra në Evropë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Suharekasit në drejtim të trajnerit shqiptar, Ilir Daja është duke na bërë krenar neve si komunë, por edhe futbollin kosovar, duke e promovuar atë në nivele të larta, kjo pasi që ka arritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Në këtë ligë në grupin G, Ballkani aktualisht është lider i këtij grupi me katër pikë, ndjekur nga klubi turk, Sivassporti, Slavia Praga dhe Cluj që kanë po ashtu nga katër pikë në grup.

Ndonëse, Ballkani i ngarkuar me ndeshjet në Ligën e Konferencës, performancë tejet të mirë po tregon edhe në elitën e futbollit kosovar, Superligën e Kosovës, kështu duke u rendit në vendin e dytë me 21 pikë.

Lidhur me këtë performancë briliante nga suharekasit, shtëpia e madhe e futbollit evropian, UEFA ka bërë një postim në faqen e tyre, ku ka treguar për formën spektakolare që po kalojnë djemtë e Ballkanit në garën më të re, Liga e Konferencës.