UEFA bllokon shfaqjen e ngjyrave të ylberit në Allianz Arena, e quan kontekst politik

22.06.2021

Është duke vazhduar kampionati evropian “Euro 2020” me ndeshje tejet interesante, ku sot zhvillohen edhe dy super ndeshje, ku do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocië pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8. Në mesin e stadiumeve ku po zhvillohen ndeshjet e këtij kampionati, është edhe stadiumi në Gjermani, Allianz […]

UEFA bllokon shfaqjen e ngjyrave të ylberit në Allianz Arena, e quan kontekst politik Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar kampionati evropian “Euro 2020” me ndeshje tejet interesante, ku sot zhvillohen edhe dy super ndeshje, ku do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocië pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8.

Në mesin e stadiumeve ku po zhvillohen ndeshjet e këtij kampionati, është edhe stadiumi në Gjermani, Allianz Arena.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka vendosur që stadiumi “Allianz Arena” nuk mund të shfaq më ngjyrat e ylberit, ngjyra të cilat mbështesnin komunitetin LGBTQ+ pasi që sipas tyre ky gjest ka një kontekst politik.

Të mërkurën Gjermania e pret Hungarinë në ndeshje në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2020”.

Mes raportimeve të parullave anti-LGBT+ që po shfaqen në kryeqytetin e Hungarisë në fillim të kësaj gare, gjatë javës së kaluar vendi kishte miratuar një ligj, ku ky ligj e ndalon promovimin e homoseksualitetit si dhe ndryshimin e gjinisë.

Ndërsha Dieter Reiter, i cili është kryebashkiak i Munihut i ka bërë thirrje UEFA-s që të paktën të lejojë siç thonë “një sinjal gjerësisht të dukshëm për kuptimin tonë të përbashkët të vlerave” dhe të “punojë prerazi dhe dukshëm për tolerancën dhe barazinë”.

Por, UEFA ka refuzuar një gjë të tillë që stadiumi “Allianz Arena” të ndriçohet me ngjyrat e komunitetit të LGBTQ+.

Gjermanët donin të dërgonin një mesazh solidariteti për LGBT, duke kërkuar që për ndeshjen me Hungarinë të ndriçonin stadiumin me ngjyrat e ylberit. Megjithatë kjo nuk është pranuar nga UEFA, që ka refuzuar këtë kërkesë.

Kujtojmë se në ndeshjen me Portugalinë, portieri Nojer mbajti në krahun e tij, shiritin e kapitenit, që kishte ngjyrat e komunitetit në fjalë dhe u hap një hetim ndaj tij, por nuk pati një dënim.

“Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqëritë tona – dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet futbolli sot”, thuhet në një deklaratë nga UEFA.

Po ashtu më tutje në deklaratë të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian “UEFA” thuhet se sjella diskrimunuese ka dëmtuar të dy ndeshjet edhe jashtë stadiumeve, po ashtu edhe ligjërimin online rreth sportit që duam.

Gjithashtu ajo ka shtuar se UEFA është organizatë neutrale politikisht si dhe fetarisht.

“Sidoqoftë UEFA, përmes statuteve të saj, është një organizatë neutrale politikisht dhe fetarisht.

Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që synon një vendim të marrë nga parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, thuhet më tej në deklaratë.