Euro 2020 vazhdon sot me dy super ndeshje çerekfinale

02.07.2021

Pas disa dite pushim sot rikthehet Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante. Sonte edhe zyrtarisht do të nisë faza çerekfinale e “Euro 2020”, na presin sfida interesante. Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Spanjës në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg. “Helvetikët” […]

Euro 2020 vazhdon sot me dy super ndeshje çerekfinale Foto: Ilustrim

Pas disa dite pushim sot rikthehet Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante.

Sonte edhe zyrtarisht do të nisë faza çerekfinale e “Euro 2020”, na presin sfida interesante.

Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Spanjës në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg.

“Helvetikët” me shqiptarë e befasuan kampionen e botës, Franca, të cilën e çuan herët në shtëpi. Tash, Xherdan Shaqiri me shokë do ta kërkojnë një tjetër mrekulli, pra kualifikimin historik në gjysmëfinale. Kurse, “Stuhia e Kuqe” pasi e eliminoi nënkampionen e botës, Kroacia, nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ndërsa kryendeshja e sotme pritet të jetë ajo mes Kombëtares së Belgjikës ndaj Italisë.

E në të tetën e finales, belgët e eliminuan Portugalinë, kurse italianët ishin më të mirë se Austria. Belgjika në këtë ndeshje do të jetë e hendikepuar pa dy yje, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard. Sidoqoftë, Romelu Lukaku me shokë do ta kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, “Azzurrët” do të mundohen ta harrojnë paraqitjen e zbehtë në të tetën e finales dhe ta sigurojnë një vend në mesin e katër më të mirëve.

Ndeshja Belgjikë – Itali do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Euro 2020; Faza çerekfinale

2 Korrik, 18:00 Zvicër – Spanjë (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg)

2 Korrik, 21:00 Belgjikë – Itali (Stadiumi Allianz Arena-Munih)