U ftua nga Kosova për ndeshjet e muajit mars, kjo është vlera e Albion Rrahmanit

  • 22.03.2023
U ftua nga Kosova për ndeshjet e muajit mars, kjo është vlera e Albion Rrahmanit

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për dy ndeshjet e muajit mars, ku do të përballen me Izraelin dhe Andorrën.

Numri i futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Alain Giresse është 25, pasi ishte në listë edhe Elbasan Rashani, por shkaku i lëndimit nuk arriti të vije në Prishtinë.

Vlera totale e futbollistëve dardanë për këto dy sfida është 85,25 milionë euro.


Ndërkohë futbollisti me vlerën bindshëm më të lartë është kapiteni Amir Rrahmani, që vlerësohet 25 milionë euro.

Pas qendërmbrojtësit të Napolit i dyti në listë është Vedat Muriqi që vlerësohet 10 milionë, derisa Milot Rashica është i treti me 7,5 milionë euro.

Zymer Bytyqi, Edon Zhegrova dhe Mërgim Vojvoda janë tre futbollistët e radhës që vlerësohen nga pesë milionë.

Ndërkohë vlerë prej katër milionë eurove kanë Aro Muric dhe Arbër Zeneli.

I nënti për nga vlera është Florent Hadergjonaj me 3,3 milionë euro, derisa Bersant Celina mbyll top 10shen me 300 mijë euro më pak.

Pesë futbollistët me vlerën më të ulët nga të grumbulluarit janë Arbnor Muja (500 mijë), Visar Bekaj (400), Albion Rrahmani (350), Amar Gërxhaliu (250) dhe Samir Ujkani që vlerësohet 200 mijë euro. /Gazeta Olle/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë