Trepça shpallet kampione e Kosovës në basketboll për të dytin vit radhazi!
KB Trepça ka triumfuar sërish në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u shpallur kampione për vitin 2024/25.
Foto: Ilustrim
Mitrovicasit mposhtën sonte në palestrën “Minatori” skuadrën e Bashkimit me rezultatin 82-67, duke e mbyllur serinë finale me shifrat 4-2 në ndeshje.
Pas një beteje të fortë gjatë gjithë serisë, Trepça arriti të triumfojë në ndeshjen e gjashtë vendimtare para tifozëve të zjarrtë të tyre, duke festuar titullin kampion për të dytin vit rresht.
Me këtë fitore, Trepça vulos një tjetër sezon të suksesshëm.