Trajneri i Dritës: Urime Ballkanit për fitoren, por asnjëherë nuk ishin më mirë se ne

06.11.2021

Prej fillimit të ndeshjes, suharekasit kanë arritur të dominojnë në këtë derbi, përballë klubit gjilanas, Dritës. Ndonëse, pati shumë trysni e dominim nga ana e Ballkanit, por në 45 minutat e para të ndeshjes nuk pati gola dhe u mbyll me rezultat 0-0. Ndërkaq, në pjesën e dytë Ballkani mori në dorë gjithçka, kështu duke […]

Trajneri i Dritës: Urime Ballkanit për fitoren, por asnjëherë nuk ishin më mirë se ne Foto: Ilustrim

Prej fillimit të ndeshjes, suharekasit kanë arritur të dominojnë në këtë derbi, përballë klubit gjilanas, Dritës.

Ndonëse, pati shumë trysni e dominim nga ana e Ballkanit, por në 45 minutat e para të ndeshjes nuk pati gola dhe u mbyll me rezultat 0-0.

Ndërkaq, në pjesën e dytë Ballkani mori në dorë gjithçka, kështu duke dominuar edhe me raste dhe duke shënuar dy gola. Me një asistim të Edvin Kuc, në minutën e 54-të Solomon arriti të realizojë gol për të kaluar në epërsi për 1-0.

Po ashtu, vetëm brenda katër minutave më vonë, sulmuesi afrikan, Solomon arriti të ikë nga gracka e pozitës jashtë loje (ofsajd) dhe arriti të shënojë edhe golin tjetër nga distanca për 2-0. Një mundësi e artë ishte për Solomon që të kompletoj het-trikun, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Trajneri i klubit gjilanas, Dritës, Ardian Nuhiu e ka uruar klubin e Ballkanit për fitoren, por mendon se suharekasit nuk ishin më të mirë.

“Ia uroj fitoren Ballkanit por asnjëherë nuk ishte më e mirë se na. I përgëzoj djemtë për fitoren, në dy momente nuk ishim të përqendruar dhe u gjendem në disavantazh”, tha Nuhiu për Art Sport.

Gjithashtu, Nuhiu ka deklaruar se mbrojtëse Përparim Islami ka bërë punë të mirë ndaj FC Ballkanit.

“Çdo futbollist është i rëndësishëm, mendoj se Përparim Islami kreu një punë të mirë sot. U munduam që të përdorim të gjitha forcat në kundërsulm. Kundërshtari ishte në formë të mirë dhe nuk na lejoi të luajmë lojën tonë”.

“Do t’i shfrytëzojmë këto ditë të pushimit për t’u përgatitur sa më mirë në vazhdimësinë e kampionatit”, u shpreh Nuhiu.

Me këtë fitore prej 2-0, Ballkani mori tri pikë, të cilat e dërgojnë në krye të tabelës që tashmë e udhëheq atë me 24 pikë, pra dy pikë më shumë se Drita e cila bie në vendin e dytë.