Trajneri Daja: Mund t’i kishim shmangur golat që pranuam

15.09.2022

Ilir Daja pas ndeshjes së Ballkanit ka thënë që skuadra vendase e meritoi fitoren por edhe skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë, derisa ka thënë se golat e pësuar nga Slavia kanë mundur lehtë të shmangen. “Shpresoj që në Prishtinë të kemi sa më shumë shikues dhe të vinë që t’i shohin të […]

Trajneri Daja: Mund t’i kishim shmangur golat që pranuam Foto: Ilustrim

Ilir Daja pas ndeshjes së Ballkanit ka thënë që skuadra vendase e meritoi fitoren por edhe skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë, derisa ka thënë se golat e pësuar nga Slavia kanë mundur lehtë të shmangen.

“Shpresoj që në Prishtinë të kemi sa më shumë shikues dhe të vinë që t’i shohin të gjitha ndeshjet dhe ne do të përgatitemi më mirë në ndeshjen e radhës”.  

Sipas tij golat do të mund të shmangeshin.

“Mund të them se golat që pranuam mund të ishin shmangur, nëse do ta mbanim topin në kontroll. Mos harroni kundërshtari pati raste të mira para se ne të shënonim. Arma e jonë më e fortë nuk funksionoi, pra posedimi. Kjo pasi që ne shumë shpejt shënuam autogol dhe pësuam gola pasi kalonim në avantazh”, tha tutje Daja.

Ai ka vlerësuar skuadrën kundërshtare, për të cilën ka thënë se ka një buxhet disa herë më të lartë se Ballkani.

“Cilësia e tyre është shumë e madhe, por dua t’i përgëzoj djemtë për shkak se ndaj një kundërshtari të tillë kemi pasur raste dhe kemi shënuar dy gola. Nëse do të kishim tërë ekipin në dispozicion do ia dilnim më mirë. Por, përsëri do të ishte vështirë.

Kjo skuadër (Slavia), përveç që luan mirë në aspektin taktik, ka edhe eksperiencën. Ka luajtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”, tha Daja ku edhe bëri thirrje që të vinë tifozë në Kosovë për t’i parë ndeshjet e Ballkanit, raporton Express.

“Do të thoja se publiku ishte një motiv më shumë për kundërshtarin sepse 90 minuta ka qenë në mbështetje të tyre. Uroj që me një kundërshtar të fortë në Kosovë të jenë të pranishëm të gjithë sportdashësit, sepse ne po përfaqësojmë edhe Kosovën. Besoj që lojtarët nuk ranë në presion të publikut”, tha ndër të tjera Daja gjatë konferencës për shtyp, pas ndeshjes.