Teuta tërhiqet nga Final 8, Rahoveci në gjysmëfinale

Klubi i Teutës nga Durrësi ka njoftuar zyrtarët e Ligës Unike se, në pamundësi për tu organizuar për një kohë të shkurtër, nuk do të marrin pjesë në Final 8.

Pas tërheqjes së Teutës, skuadra e Rahovecit do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret finalistin e përballjes Peja-Vllaznia.

Garat e Ligës Unike do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Ndeshjet në Rahovec do të zhvillohen me masa të rrepta anti-Covid19, duke ju përmbajtur Udhëzuesit për Rikthimin në Fushat e Basketbollit. Për shkak të numrit të limituar të personave në palestër, nuk do të ketë media, megjithatë, stafi i Ligës Unike do të ju ofrojë Highlights dhe Intervistat pas ndeshjes, po ashtu edhe fotografi dhe raportet e ndeshjeve.

RAPORTO