Rahoveci – Golden Eagle Ylli, ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës

  • 25.08.2022
Rahoveci – Golden Eagle Ylli, ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës

Në zyrat qendrore të Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës, Superliga e Femrave, Liga e Parë në dy konkurrencat, si dhe Liga e Dytë për edicionin 2022/23.

Superliga e Kosovës qysh në xhiron e parë pritet të fillojë me super ndeshje, mes dy rivalëve të vjetër Sigal Prishtina dhe Peja.

Kurse ndeshjet e tjera të xhiros së parë do të jenë Trepça-Ponte Prizreni, Bashkimi-Vëllaznimi dhe Rahoveci-Golden Eagle Ylli.


Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 10 dhe 11 shtator.

Te Superliga e Femrave, Prishtina pret Vëllaznimin, Trepça takohet me United Basketball, kurse Bashkimi-Penza pritet të jete ndeshja më interesante e kësaj xhiroje. Ndeshjet e para në elitën e basketbollit të femrave do të zhvillohen më 15 dhe 16 tetor.

Liga e Parë e Meshkujve ka sjellur këto përballje në javën e parë: Drita-Prishtina e Re, Istogu-Bora, Happy Dukagjini-Gjakova e Re, New Basket-Marigona Hill Prishtina dhe Borea-Vushtrria. Ndeshjet zhvillohen në datat 15/16 tetor.

Ndërkohë, Liga e Parë e Femrave ka sjellur këto çifte: Istogu-Kastrioti, Drita WBC Bashkimi, AA Prishtina-Vushtrria Basket dhe Gjimnazisti-Peja 03. Takimet e kësaj xhiroje zhvillohen në datat 15-16 tetor.

Liga e Dytë e Meshkujve zhvillon ndeshjet e para mes datave 15-16 tetor, kurse ndeshja hapëse në këtë ligë është mes Kaçanikut dhe Megasport. Takimet tjera janë Sfera-Llapi, Kosovari-Vitia 06 dhe ndeshja e fundit Gjakova-Lipjani.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë