Superliga e Kosovës, të mërkurën derbi në Suharekë, Ballkani – Drita

02.03.2020

Superliga vjen këtë javë me një orar të ngjeshur prej tri xhirosh brenda një jave. Fundjavën që shkoi u luajt xhiroja e 20-të, në mesjavë do të luhet ajo e 21-të e fundjavën që vjen, ajo e 22-të Brenda një jave, në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen tri xhiro. Fundjavën që shkoi u […]

Superliga e Kosovës, të mërkurën derbi në Suharekë, Ballkani – Drita Foto: Kapiteni i FC Ballkanit, Visar Berisha

Superliga vjen këtë javë me një orar të ngjeshur prej tri xhirosh brenda një jave. Fundjavën që shkoi u luajt xhiroja e 20-të, në mesjavë do të luhet ajo e 21-të e fundjavën që vjen, ajo e 22-të

Brenda një jave, në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen tri xhiro.

Fundjavën që shkoi u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 20-të, ndërsa në mesjavë do të luhet xhiroja e 21-të.

E fundjavën që vjen do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 22-të të Superligës.

Në mesjavë do ta shohim derbin e madh në mes të Ballkanit dhe Dritës, respektivisht liderit me të dytin.

E në fundjavë do të luhet ndeshja tjetër e madhe ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Tri takimet e fundit të xhiros së 22-të do të luhen të hënën tjetër.

IPKO Superliga – Java e 21-të

E mërkurë 13:00 Ballkani – Drita

E mërkurë 13:00 Gjilani – Feronikeli

E mërkurë 13:00 Trepça ’89 – Llapi

E mërkurë 17:00 Prishtina – Ferizaj

E enjte 13:00 Drenica – Flamurtari

E enjte 13:00 Vushtrria – Dukagjini

IPKO SUPERLIGA – Java e 22-të

E shtunë 13:00 Ferizaj – Trepça ‘89

E diel 13:00 Drita – Prishtina

E diel 13:00 Llapi – Gjilani

E hënë 13:00 Feronikeli – Vushtrria

E hënë 13:00 Flamurtari – Ballkani

E hënë 13:00 Dukagjini – Drenica