Të dielën super ndeshje në Superligë, Ballkani – Drenica

Të dielën super ndeshje në Superligë, Ballkani – Drenica
Çlirim Gashi

01.03.2021 / Sport

Pas një jave të nxehtë në Superligën e Kosovës në futboll, ku pati edhe ndryshime në renditjen tabelare, ndeshjet interesante do të vazhdojnë edhe në këtë vikend.

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 23-të në Superligë.

Kjo xhiro nis me ndeshjen ndërmjet Besës dhe Trepçës’89, e cila zhvillohet të premten, derisa nga dy ndeshje luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën Prishtina e pret Llapin ku edhe kërkon ta vazhdoj formën e mire të cilën e ka treguar në javët e fundit.

Ndërsa të dielën, Drita i shkon Feronikelit në Drenas ku pritet të jetë një duel mjaft i vështirë për kampionin në fuqi. Në anën tjetër, Ballkani luan si vendas ndaj Drenicës.

E premte, 5 mars, 2021
13:00 Besa – Trepça’89

E shtunë, 6 mars, 2021
13:00 Prishtina – Llapi
13:00 Gjilani – Arbëria

E diel, 7 mars, 2021
13:30 Feronikeli – Drita
13:00 Ballkani – Drenica

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit