Të dielën ndeshja Prishtina-Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

21.05.2021

Në këtë fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 36-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo xhiro është e fundit për sezonin 2020/21 të Superligës së Kosovës. Kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion. Në kuadër të kësaj jave Prishtina do të presë Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në […]

Të dielën ndeshja Prishtina-Ballkani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 36-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro është e fundit për sezonin 2020/21 të Superligës së Kosovës.

Kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.

Në kuadër të kësaj jave Prishtina do të presë Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00.

Ndeshjen Prishtina-Ballkani pritet ta drejtojë treshja: Mervan Bejtullahu, Alban Ejupi, Gzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valbon Hoxha.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat Senad Hamziq.