Të dielën miqësorja FC Ballkani – FC Drita

23.06.2022

Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi janë vendosur në Ohër, para dueleve në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një miqësore interesante në mes të Ballkanit dhe Llapit. Klubi suharekas dje ka arritur që të triumfojë ndaj Llapit me rezultat 1-0, ku golin e shënoi Rrahmani. Ndërkaq, për […]

Të dielën miqësorja FC Ballkani – FC Drita Foto: Ilustrim

Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi janë vendosur në Ohër, para dueleve në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës.

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një miqësore interesante në mes të Ballkanit dhe Llapit.

Klubi suharekas dje ka arritur që të triumfojë ndaj Llapit me rezultat 1-0, ku golin e shënoi Rrahmani.

Ndërkaq, për Ballkanin nuk kanë përfunduar miqësoret, klubi që udhëhiqet nga trajneri Ilir Daja gjatë së dielës do të zhvillojë miqësoren e radhës.

Më 26 qershor (e dielë), FC Ballkani luan miqësoren ndaj FC Dritës.

Kështu ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Këto janë edhe dy ndeshjet kontrolluese që do t’i zhvillojmë në Ohër aty ku po e zhvillojmë fazën përgatitore.
22.06.2022 𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 – 𝗞𝗙 𝗟𝗹𝗮𝗽𝗶; 26.06.2022 𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 – 𝗙𝗖 𝗗𝗿𝗶𝘁𝗮”, thuhet në njoftim.