Superliga rikthehet sot, vëmendja në derbin Ballkani-Gjilani

01.04.2023

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj. Ndeshja kryesore e javës do të zhvillohet sot në Suharekë, ku Ballkani do të pret Gjilanin. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit të Suharekes, duke filluar nga ora 15:00. Suharekasit janë në formë shumë të…

Superliga rikthehet sot, vëmendja në derbin Ballkani-Gjilani

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj.

Ndeshja kryesore e javës do të zhvillohet sot në Suharekë, ku Ballkani do të pret Gjilanin.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit të Suharekes, duke filluar nga ora 15:00.

Suharekasit janë në formë shumë të dobët xhirot e fundit. Në pesë sfidat e fundit kanë katër barazime e një humbje.

Edhe përkundër formës së dobët, kampionët janë vetëm një pikë larg vendit të parë.

Kundërshtari i tij, Gjilani me formë qëndron pak më mirë, kanë dy fitore, dy barazime e një humbje. Gjilanasit janë në pozitën e tretë me 40 pikë.

Etiketat

Ofertat e fundit