Superliga e Evropës, “Lojtarët që luajnë në Superligë përjashtohen nga ekipet kombëtare”

19.04.2021

Bota e futbollit aktualisht është duke notuar në ujëra të trazuar, pasi ka mospajtime që sporti më i shikuar në botë të ndahet në disa gara si ajo e iniciativës për formimin e Superligës së Evropës. Pro kësaj iniciative për formimin e kësaj lige janë shprehur klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, […]

Superliga e Evropës, “Lojtarët që luajnë në Superligë përjashtohen nga ekipet kombëtare”

Bota e futbollit aktualisht është duke notuar në ujëra të trazuar, pasi ka mospajtime që sporti më i shikuar në botë të ndahet në disa gara si ajo e iniciativës për formimin e Superligës së Evropës.

Pro kësaj iniciative për formimin e kësaj lige janë shprehur klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Ac Milan, Inter dhe Juventus.

President i kësaj lige thuhet se do të jetë Florentino Perez, ndërsa nënkryetar Andrea Agnelli.

Ndërsa shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA është shprehur kategorikisht kundër formimit të kësaj lige.

Themeluesit e kësaj gare të re janë arsyetuar se kjo do të ndikojë në rritjen e të hyrave për të gjitha këto klube dhe se do të kërkojnë bashkëpunim me UEFA-në dhe FIFA-në, ndërsa nga ana tjetër këto dy insititucione e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë ide dhe kanë paralajmëruar dënime të rënda për klubet pjesëmarrëse si dhe lojtarët e tyre.

Alesandre Ceferin ka deklaruar se lojtarët, të cilët luajnë në këtë kompeticion do të përjashtohen menjëherë nga ekipet e tyre kombëtare.

“Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Evropian. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare ”, ka thënë Ceferin.

Etiketat

Ofertat e fundit