Starton “beteja” për titullin e EuroLeague: Nis faza “Playoffs”

22.04.2025

Ka ardhur momenti kulminant për adhuruesit e basketbollit evropian. Sot, e martë, 22 prill, nis zyrtarisht faza “Playoffs” e Turkish Airlines EuroLeague 2024-25, një etapë emocionuese që do të përcaktojë katër ekipet finaliste që do të ndeshen në “Final Four”.

Starton “beteja” për titullin e EuroLeague: Nis faza “Playoffs”

Tetë ekipet më të mira të këtij sezoni – gjashtë të parat e renditjes së rregullt dhe dy ekipet që triumfuan në “Play-In Showdown” – janë gati për të dhënë gjithçka në katër seri “best-of-five”. Këto ndeshje pritet të jenë spektakolare dhe plot emocione, duke kulmuar jo më vonë se e mërkura, 7 maj.

Pas fitores vendimtare dhe bindëse të Real Madridit në shtëpi në ndeshjen e dytë të “Play-Ins” kundër Bayern Munich, që më parë eliminoi Crvena Zvezdën, panorama e “Playoffs” të EuroLeague është zyrtarisht gati të nisë aksionin javën e ardhshme. Ndeshjet e para do të jenë Fenerbahçe kundër Paris Basketball më 22 prill në orën 19:45, e ndjekur nga Panathinaikos kundër Anadolu Efes në orën 20:30. Më 23 prill, do të zhvillohen seritë AS Monaco kundër Barcelonës në orën 19:00 CET dhe Olympiacos kundër Real Madridit në orën 20:30.

Sipas rregullit, dy ndeshjet e para dhe nëse është e nevojshme ndeshja e pestë në çdo seri do të luhen në fushën e ekipit të renditur më lart gjatë sezonit të rregullt. Ky avantazh i fushës pritet të luajë një rol të rëndësishëm në ecurinë e serive.

Fituesit e këtyre katër serive do të sigurojnë biletën për në “Final Four”, ngjarja më e madhe e basketbollit evropian për klube.

E gjithë vëmendja e botës së basketbollit është e fokusuar tani te këto ndeshje “Playoffs”, të cilat pritet të jenë të mbushura me rivalitet, strategji dhe momente të paharrueshme. Rrugëtimi drejt titullit të EuroLeague ka nisur zyrtarisht dhe vetëm katër ekipe do të kenë nderin të ngrenë trofeun e lakmuar në fund të majit.

Etiketat

Ofertat e fundit