Sot ndeshje miqësore FC Ballkani – KF Drenasi

04.09.2021

Pas pushimit të ndeshjeve të Superligës së Kosovës, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, Ballkani i është rikthyer ndeshjeve miqësore. Klubi futbollistik nga Suhareka, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër KF Drenasit. Kështu ka bërë të ditur klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Këto dy […]

Sot ndeshje miqësore FC Ballkani – KF Drenasi Foto: Ilustrim

Pas pushimit të ndeshjeve të Superligës së Kosovës, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, Ballkani i është rikthyer ndeshjeve miqësore.

Klubi futbollistik nga Suhareka, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër KF Drenasit.

Kështu ka bërë të ditur klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Këto dy ekipe do të takohen sot me fillim prej orës 16:00.

Ndryshe, tashmë ka filluar Superliga e Kosovës, ku janë zhvilluar dy xhirot e para, Ballkani ka shënuar një fitore dhe një barazim.