Sot ndeshje interesante në Suharekë, FC Ballkani përballet me KF Drenicën

05.03.2021

Java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon ditën e sotme me dy ndeshje në program. Stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë arenë e përballjes ndërmjet dy skuadrave me synime të ndryshme. Ballkani që është pretendent për titull të kampionit e mirëpret Drenicën që synim të vetëm këtë edicion ka mbetjen […]

Sot ndeshje interesante në Suharekë, FC Ballkani përballet me KF Drenicën Foto: Ilustrim

Java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon ditën e sotme me dy ndeshje në program.

Stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë arenë e përballjes ndërmjet dy skuadrave me synime të ndryshme.

Ballkani që është pretendent për titull të kampionit e mirëpret Drenicën që synim të vetëm këtë edicion ka mbetjen në elitë.

“Portokallezinjtë” vijnë pas humbjes minimale 1:0 nga Llapi xhiron e kaluar ku edhe e humbën lidershipin në kampionat.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj udhëtojnë në Suharekë pas barazimit pa gola (0:0) ndaj Gjilanit të Bylbyl Sokolit.

Përballja e këtyre dy skuadrave do të fillojë në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.