Sot ndeshja e fundit e 1/8 së Kupës së Kosovës

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit të rrethit të 1/8 e Kupës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të këtij kompeticioni kualifikimin më tutje do ta kërkojnë Dukagjini dhe 2 Korriku.

Në këtë përballje drejtësinë do ta ndaj Tefik Maloku me asistentët Fatlum Jashari dhe Taulant Ibërdemaj.

Ndeshja e sotme luhet me fillim nga ora 13:00.

Deri më tani kualifikimin tutje e kanë siguruar Prishtina, Llapi, Drenica, Feronikeli, Trepça ’89, A&N dhe Istogu.

RAPORTO