Përplasje në zhveshtore te Ballkani: Ismajlgeci refuzoi të luajë pjesën e dytë kundër Dukagjinit
Humbja e thellë e Ballkanit me rezultat 0:3 ndaj Dukagjinit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës është shoqëruar me tensione të forta brenda skuadrës.
Foto: Ilustrim
Sipas burimeve, gjatë pushimit mes pjesëve, drejtuesit e klubit kanë hyrë në zhveshtore të irrituar, duke shkaktuar një debat të ashpër me futbollistët.
Situata ka eskaluar deri në atë pikë sa është dashur ndërhyrja e lojtarëve për të parandaluar një përplasje fizike.
Në këtë atmosferë të tensionuar, mbrojtësi Marsel Ismajlgeci, i ndjerë i fyer nga zhvillimet, ka vendosur të largohet nga zhveshtorja dhe të mos rikthehet në fushë për pjesën e dytë.
Kjo ngjarje ka shtuar edhe më shumë krizën te Ballkani, i cili tashmë duhet të reagojë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 22 prill në Klinë, ku do të kërkojë përmbysjen ndaj Dukagjinit për të siguruar finalen.
