Lideri i Superligës, FC Ballkani nesër përballet me Dukagjinin në Klinë

20.12.2025

Po zhvillohen ndeshjët e fundit për sezonin vjeshtor në Superligën e Kosovës, ku nesër zhvillohen tri ndeshje interesante.

Të dielën, ndeshja kryesore është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparë të luhet në stadiumin “18 qershori”.

Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndeshje interesante e kësaj dite është ajo në mes të Malishevës dhe Dritën, e cila do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”. Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.

Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re. Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala.