Sot ndeshja e dytë gjysmëfinale, Ylli kërkon fitoren ndaj Pejës

15.04.2023

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e ”Play-Offit”, në Superligen e Kosovës në basketboll. Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqire e Pejës, shkruan IndeksOnline. Ndeshja zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori” të Suharekës, nga ora 20:30. Skuadra suharekase kërkon fitoren në këtë parballje për të barazuar serinë, pasi në ndeshjen e parë […]

Sot ndeshja e dytë gjysmëfinale, Ylli kërkon fitoren ndaj Pejës Foto: Ilustrim

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e ”Play-Offit”, në Superligen e Kosovës në basketboll.

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqire e Pejës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori” të Suharekës, nga ora 20:30.

Skuadra suharekase kërkon fitoren në këtë parballje për të barazuar serinë, pasi në ndeshjen e parë ka pësuar humbje me rezultat 85-82.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, teksa skuadra që arrin tri fitore e siguron kalimin për në final.