Sot miqësore e veçantë në Suharekë, FC Ballkani ndaj FC Ballkani Diasporë

11.08.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani po vijon përgatitjet për sezonin e ri. Pasditën e sotme, ekipi do të zhvillojë një miqësore shumë të veçantë në krahasim me ndeshjet e kaluara. Klubi suharekas në drejtim të Bekim Isufit, do të përballet me skuadrën e FC Ballkani Diasporë. Mërgimtarët e vendit tonë, do të luajnë një ndeshje […]

Sot miqësore e veçantë në Suharekë, FC Ballkani ndaj FC Ballkani Diasporë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani po vijon përgatitjet për sezonin e ri.

Pasditën e sotme, ekipi do të zhvillojë një miqësore shumë të veçantë në krahasim me ndeshjet e kaluara.

Klubi suharekas në drejtim të Bekim Isufit, do të përballet me skuadrën e FC Ballkani Diasporë.

Mërgimtarët e vendit tonë, do të luajnë një ndeshje miqësore kundër ekipit të vendlindjes.

Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim prej orës 18:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

“Krenar përherë me diasporen”, ka shkruar Ballkani në Facebook.