FC Ballkani sot përballet me kampionin e Maqedonisë, FC Shkupin

14.06.2022

Krahas stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane, klubi suharekas do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore. Sot klubi suharekas, Ballkani do të përballet me kampionin e Maqedonisë, FC Shkupin. Ka qenë vet Ballkani që ka bërë të ditur një gjë të tillë, kjo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Kjo ndeshje miqësore do […]

Krahas stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane, klubi suharekas do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore.

Sot klubi suharekas, Ballkani do të përballet me kampionin e Maqedonisë, FC Shkupin.

Ka qenë vet Ballkani që ka bërë të ditur një gjë të tillë, kjo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kjo ndeshje miqësore do të luhet sot me fillim prej orës 17:30 në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Postimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifozë,

Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore para ndeshjes miqësore.

Nesër do të përballemi me Kampionin e Maqedonisë 𝗙𝗖 𝗦𝗛𝗞𝗨𝗣𝗜𝗡. Ndeshja miqësore do të luhet në Stadiumin “𝗕𝗜𝗟𝗝𝗔𝗡𝗜𝗡𝗜 𝗜𝗭𝗩𝗢𝗥𝗜”-Ohër duke nisur nga ora 17:30.

Na priftë e mbara Suharekë!