🇦🇱 Mbyllet gjithçka në “Air Albania”, Shqipëria drejt Euro 2024
Tifozë nga të gjithë anët kanë marrë rrugë për në kryeqendrën shqiptare, aty ku mezi po presin fillimin e një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të fundit. 22:29 Gol, MUJA shënon golin e 4-të, VAR e zë pozicion jashtë loje. 22:20 GOOOOOOOL, TAULANT SEFERI TREFISHON EPËRSINË E SHQIPËRISË 3:0. 22:15 66′ Dy zëvendësime te […]
Tifozë nga të gjithë anët kanë marrë rrugë për në kryeqendrën shqiptare, aty ku mezi po presin fillimin e një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të fundit.
22:29Gol, MUJA shënon golin e 4-të, VAR e zë pozicion jashtë loje.
22:20GOOOOOOOL, TAULANT SEFERI TREFISHON EPËRSINË E SHQIPËRISË 3:0.
22:1566′ Dy zëvendësime te Shqipëria; largohen Cikalleshi dhe Bajrami (i lënduar), inkuadrohen Daku dhe Muçi.
22:0151′ GOOOOOOOL, TAULANT SEFERI DYFISHON EPËRSINË E SHQIPËRISË 2:0.
21:2526′ Chytil ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, Shqipëria në epërsi edhe për nga numri i lojtarëve.
21:11Mojmir Chytil (Republika Çeke) do të duhet të jetë i kujdesshëm në pjesën e mbetur të ndeshjes pasi i është dhënë kartoni i verdhë.
21:08Numri i përgjithshëm i tentimeve është 2:4.
20:5710′ Shqipëria kalon në epërsi me golin e bukur të shënuar nga Jasir Asani.
20:461′ Kuchta del në një rast shënimi, por pret Berisha.
20:41Në fotografitë që tashmë po qarkullojnë thuajse në të gjitha rrjetet sociale, shihen tifozë që nderojnë Afrim Bunjakun dhe Enver Zymberin, policët heronjë që vdiqën në krye të detyrës.

Shqipëria dhe Çekia ndeshen sonte në një përballje të vlefshme për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
