Shpallet “Ylli i javës” i xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës

21.10.2021

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 10-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i K.F. Llapit. 21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij. Veliu shënoi 2 gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të […]

Shpallet “Ylli i javës” i xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës Foto: Ilustrim

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 10-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i K.F. Llapit.

21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij. Veliu shënoi 2 gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti FC Ulpianën me rezultat të thellë 0:6.

Me këtë fitore Llapi është këndellur dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në BKT Superliga 2021/22.