Fitore në Suharekë, Ballkani mposhtë Dritën
FC Ballkani ka shënuar një fitore të rëndësishme sot në “shtëpi”, duke mposhtur Dritën me rezultat 2–0 në kuadër të javës së 6-të të Superligës së Kosovës.
Foto: Ilustrim
Ballkani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-të me golin e W. Hamidi, duke kaluar në epërsi 1–0. Pavarësisht përpjekjeve të Dritës për të barazuar, skuadra suharekase ruajti kontrollin e lojës.
Në minutën e 86-të, Ballkani vulosi fitoren me golin e dytë, duke e mbyllur takimin 2–0 dhe siguruar tre pikë të plota.
Me këtë fitore, Ballkani ka arritur kuotën e 12 pikëve pas gjashtë ndeshjesh (3 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje), duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë.
Në krye të renditjes qëndron Dukagjini me 13 pikë, ndërsa Drenica renditet e treta me 11 pikë.
Nga ana tjetër, Drita mbetet në pozitën e 9-të me vetëm 5 pikë, duke e vështirësuar situatën në fillim të sezonit.