Shifra që flasin vetë, Lewandowski një makth për Dortmundin
Robert Lewandowksi, para se të transferohej te Bayern Munich, më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmund. Sulmuesi polak është një makineri golash dhe një ditë më parë realizoi dy herë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, që bavarezët e fituan me rezultatin 3-1 kundër Dortmund. Lewandowski në këtë mënyrë e çoi numrin e […]
Robert Lewandowksi, para se të transferohej te Bayern Munich, më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmund.
Sulmuesi polak është një makineri golash dhe një ditë më parë realizoi dy herë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, që bavarezët e fituan me rezultatin 3-1 kundër Dortmund.
Lewandowski në këtë mënyrë e çoi numrin e golave të shënuar ndaj Borussia Dortmund në 23, në 24 ndeshje të luajtura kundër tyre, transmeton RTK.
Qartazi kuptohet që Lewandowski është një “makth” për Borussia Dortmund.
Sigurisht jo vetëm për ta, pasi në Gjermani zor të ketë mbetur një skuadër që polaku nuk e ka ndëshkuar.