Bayerni konfirmon marrëveshjen me Barcelonën për Lewandowskin
Gjermanët kanë rënë dakord që ta shesin Lewandowskin te Barcelona për shumën prej 50 milionë euro dhe 5 milionë bonus. Se ka marrëveshje mes Bayernit dhe Barcelonës për gjigantin polak, këtë e ka theksuar edhe presidenti i klubit të Bayernit, Herbert Hainer. “Kemi arritur një marrëveshje verbale me Barcelonën. Është mirë që të kemi qartësi […]
Gjermanët kanë rënë dakord që ta shesin Lewandowskin te Barcelona për shumën prej 50 milionë euro dhe 5 milionë bonus.
Se ka marrëveshje mes Bayernit dhe Barcelonës për gjigantin polak, këtë e ka theksuar edhe presidenti i klubit të Bayernit, Herbert Hainer.
“Kemi arritur një marrëveshje verbale me Barcelonën.
Është mirë që të kemi qartësi për të gjitha palët. Robert është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai fitoi gjithçka me ne. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, ka deklaruar ai.