Lewandowski: Dua t’i bëj tifozët e Barcelonës po aq të lumtur sa kanë qenë më parë, apo edhe më të lumtur

23.07.2022

Robert Lewandowski po shijon ditët e para intensive si lojtar i Barcelonës. Polaku është shprehur i lumtur, siç ka treguar të enjten gjatë prezantimit të tij, dhe shpreson të rikthejë gëzimin te fansat. Sulmuesi është një nga atraksionet kryesore të miqësores së radhës, El Clasico kundër Real Madridit, që do të luhet në orët e […]

Lewandowski: Dua t’i bëj tifozët e Barcelonës po aq të lumtur sa kanë qenë më parë, apo edhe më të lumtur Foto: Ilustrim

Robert Lewandowski po shijon ditët e para intensive si lojtar i Barcelonës. Polaku është shprehur i lumtur, siç ka treguar të enjten gjatë prezantimit të tij, dhe shpreson të rikthejë gëzimin te fansat.

Sulmuesi është një nga atraksionet kryesore të miqësores së radhës, El Clasico kundër Real Madridit, që do të luhet në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Dua t’u jap shumë gëzim tifozëve të Barcelonës. Dua t’i bëj ata aq të lumtur sa kanë qenë, apo edhe më të lumtur, sepse ata mbështesin skuadrën pavarësisht nëse po shkon mirë apo jo fare,” tha ai për Barca TV.

“Tifozët janë gjithmonë aty, ata gjithmonë përpiqen të mbështesin ekipin. Dhe këtë sezon ne do të përpiqemi t’u japim tifozëve sa më shumë gëzim”.

Lewandowski iu bashkua kampit stërvitor të Barcelonës të dielën dhe është i kënaqur me hapin që ka ndërmarrë.

“E dija që ky projekt ka një të ardhme shumë të mirë, edhe pse vitet e fundit ishin të vështira”, tha ai.

“Kur më kontaktuan, nuk e mendova dy herë sepse e dija se ishte koha e duhur.

“Unë jam këtu për të dhënë më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin të jetë në krye”.

Së fundi, ai beson se fakti që ka punuar nën urdhrat e Pep Guardiolës mund ta ndihmojë atë të përshtatet me stilin e ekipit.

“Meqenëse Pep më ka trajnuar, mendoj se do të jetë më e lehtë të përshtatem me Barcelonën. Unë jam një person që më pëlqen të dëgjojë,” tha ai.

“Pas bisedës sime të parë me Xavi, e dija tashmë idenë dhe mentalitetin e tij. Mendoj se jam gati dhe jam i emocionuar të punoj me të”.