Sfida ndaj Drenicës në Superligë, Ballkani zhvillon seancë stërvitore

Edhe në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro do të zhvillohet në tri ditë, me ndeshjen hapëse Ballkani – Drenica dhe Besa – Trepça ’89 që zhvillohen të premtën.

Ndërkohë, dy ndeshje luhen të shtunën Prishtina – Llapi dhe Gjilani – Arbëria, ndërsa të dielën zhvillohet ndeshja Feronikeli – Drita.

Para kësaj ndeshje, klubi suharekas i drejtuar nga Bledi Shkëmbi sot ka zhvilluar seancë stërvitore.

Kujtojmë se FC Ballkani është në vendin e dytë në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës me gjithsej 45 pikë.

Më poshtë mund t’i gjeni disa foto gjatë stërvitjes së klubit suharekas para ndeshjes ndaj Drenicës:

RAPORTO