Scaloni pret verdiktin për Messin para përballjes me Egjiptin në Kupën e Botës
Argjentina përballet me Egjiptin në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026, por vëmendja kryesore është te gjendja fizike e kapitenit Lionel Messi.
Ylli argjentinas pritet t’i nënshtrohet një vlerësimi para ndeshjes, pasi pësoi një goditje në kokë gjatë përballjes dramatike ndaj Kepit të Gjelbër, ku kampionët në fuqi siguruan kualifikimin pas vazhdimeve me rezultat 3-2.
Messi luajti të gjitha 120 minutat dhe shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa Lautaro Martinez realizoi golin vendimtar në kohën shtesë. Trajneri Lionel Scaloni ka bërë të ditur se gjendja e kapitenit do të monitorohet para sfidës me Egjiptin.
Një tjetër shqetësim për Argjentinën është Facundo Medina, i cili u largua nga fusha për shkak të ngërçeve muskulore, por stafi teknik ka konfirmuar se mbrojtësi është në gjendje të mirë.
Scaloni pritet të vazhdojë me formacionin 4-4-2, ku në portë do të jetë Emiliano Martinez, ndërsa në repartin ofensiv pritet dyshja Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.
Formacioni i mundshëm i Argjentinës:Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Medina; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister, Almada; Messi, Lautaro Martinez.
Ndeshja Argjentinë – Egjipt zhvillohet në stadiumin “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, me fillim nga ora 18:00. Fituesi i këtij dueli siguron një vend në çerekfinale të Botërorit 2026.
