Rezultatet dhe renditja në Superligë pas xhiros së 11-të, Ballkani vazhdon të jetë lider

25.10.2021

Skuadra e Ballkanit vazhdon të kryesojë renditjen e BKT Superligës së Kosovës në futboll edhe pas përmbylljes së javës së 12-të. Skuadra portokallezi nga Suhareka ka shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj skuadrës kampione në fuqi, Prishtinës, me rezultat 2:0, duke e ruajtur pozitën e parë në renditje, me 21 pikë, një më shumë se […]

Rezultatet dhe renditja në Superligë pas xhiros së 11-të, Ballkani vazhdon të jetë lider Foto: Ilustrim

Skuadra e Ballkanit vazhdon të kryesojë renditjen e BKT Superligës së Kosovës në futboll edhe pas përmbylljes së javës së 12-të. Skuadra portokallezi nga Suhareka ka shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj skuadrës kampione në fuqi, Prishtinës, me rezultat 2:0, duke e ruajtur pozitën e parë në renditje, me 21 pikë, një më shumë se dy ndjeksit më të afërt, Drenica e Gjilani.

Pjesa e parë ishte e barabartë si me lojë ashtu edhe me rezultat, ndonëse Prishtina nga minuta e 30-të luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Makendas me karton të kuq pas dy të verdhëve. Përparësinë numerike në fushë vendasin e shfrytëzuan maksimalisht në pjesën e dytë, kur arritën të shënojnë dy herë.

Rezultatin e zhbllokoi Theophilus Solomon, në minutën e 58-të, kur realizoi me kokë pas harkimit të Ermal Krasniqit. Ndërkaq, ky i fundit e vendosi rezultatin përfundimtar me një gol të bukur nga distanca.

Fitore në shtëpi dhe me të njëjtin rezultat (2:0) shënoi edhe Drenica në duel me Dukagjinin. Të dy golat për kuqezinjtë e Skenderajt i realizoi braziliani Dennison, të parin nga penalltia në minutën e 36-të, derisa të dytin në minutën e 70-të.

Pas kësaj fitoreje, Drenica ruan pozitën e dytë, me 20 pikë, aq sa ka edhe Gjilani, në pozitën e tretë, derisa Dukagjini renditet në pozitën e 8-të, me 10 pikë.

Ndërkaq, të shunën janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 11-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani ka shënuar fitoren e radhës në shtëpi, duke e mundur Feronikelin, me rezultat të ngushtë 1:0.

Golin e vetëm të kësaj përballjeje e ka shënuar Blerim Krasniqi, me gjuajtje me kokë, në minutën e 64-t. Me këtë fitore Gjilani ka siguruar vendin e tretë me 20 pikë.

Ndërkaq në dy ndeshjet tjera fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire.

Drita arriti ta mposhtë Llapin në Merdar, me rezultat 3:1. Astrit Fazliu e hapi serinë e golave në minutën e 4-t nga penalltia. Epërsinë në 2:0 e shtoi ish-futbollisti i llapjanëve, Hamdi Namani, në minutën e 34-t.

Llapi arriti ta ngushtojë diferencën në minutën e 47-të me golin e Alban Shillovës nga pika e bardhë, por fitoren e gjilanasve e vulosi Marko Simonovski, me golin e shënuar në minutën e 72-të. Tri pikë të rëndësishme në udhëtim i arkëtoi edhe Ulpiana, që e mundi Malishevën, me shifrat 2:1.

Santos (16’) dhe Ardi Shala (52’) realizuan golat e fitores së Ulpianës, derisa golin e ngushëllimit për malishevasit e shënoi Olluri.

Pas përfundimit të xhiros së 11-të, nuk ka pasur ndryshime renditja tabelare e Superligës së Kosovës, ku Ballkani vazhdon të jetë lider, pra në pozitën e parë me 21 pikë, në vendin e dytë renditet Drenica me 20 pikë, kështu duke lënë pas Gjilanin me 20 pikë dhe Dritën në vendin e 4-të me 19 pikë.

Në pozitën e pestë renditet Prishtina me 13 pikë, kurse në atë të 6-të Malisheva me 12 pikë, në të 7-të Llapi me 12 pikë, ndërkaq në vendin e 8-të renditet Dukagjini me 10 pikë, në të parafundit (9-të) renditet Ulpiana me 10 pikë dhe në të fundit (10-të) Feronikeli me 10 pikë.