Renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të javës së 15-të

19.01.2021

Gjatë javës së kaluar janë zhvilluar ndeshjet e javës së 15-të në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë e kësaj jave është luajtur në mes të KB Rahovecit dhe KB Vëllaznimit, ku klubi nga Rahoveci ka fituar këtë ndeshje me rezultat 73:67 (19:16, 21:25, 21:14, 12:12). Ndërsa në ndeshjen e dytë […]

Renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të javës së 15-të Foto: Ilustrim

Gjatë javës së kaluar janë zhvilluar ndeshjet e javës së 15-të në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë e kësaj jave është luajtur në mes të KB Rahovecit dhe KB Vëllaznimit, ku klubi nga Rahoveci ka fituar këtë ndeshje me rezultat 73:67 (19:16, 21:25, 21:14, 12:12).

Ndërsa në ndeshjen e dytë të javës së 15-të u përballen KB Bashkimi ndaj KB Trepçës, ku Trepça ka shënuar fitore me rezultat 91:97 (19:22, 19:24, 20:26, 33:25).

Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të KB Pejës dhe Sigal Prishtinës, ku klubi Peja ka fituar këtë ndeshje me rezultat 101:74 (22:24, 25:26, 22:13, 32:11).

Derbi i kësaj jave ishte edhe ajo në mes të KB Ponte Prizrenit dhe KB Golden Eagle Yllit, ku kjo ndeshje ishte një nga ndeshjet më të bukura në këtë edicion, me shumë aksione të bukura, me shumë kthesa dhe me një tempo të lartë për 40 minuta. Në këtë derbi Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore me rezultat 95:99 (24:26, 29:28, 23:26, 19:19).

Në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll kryeson KB Rahoveci me gjithsej 27 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet KB Peja me 25 pikë, Ponte Prizreni në pozitën e tretë me 25 pikë, në pozitën e katërt ndodhet Golden Eagle Ylli me 24 pikë.

Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve të javës së 15-të.

EkipetPikët
Rahoveci27
Peja25
Ponte Prizreni25
Golden Eagle Ylli24
Bashkimi23
Vëllaznimi19
Sigal Prishtina19
Trepça18