Renditja tabelare e Superligës së Kosovës pas 15 xhirove të zhvilluara

25.11.2021

Ballkani e priti Malishevën në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 2-0, ku me këtë fitore suharekasit janë rikthyer fuqishëm kështu duke u renditur i dyti në tabelë. Ndërkaq, fitorja e Gjilanit ndaj Dritës me rezultat 1-0 si dhe fitorja e Llapit ndaj Drenicës me rezultat 5-3 ka bërë që […]

Renditja tabelare e Superligës së Kosovës pas 15 xhirove të zhvilluara

Ballkani e priti Malishevën në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 2-0, ku me këtë fitore suharekasit janë rikthyer fuqishëm kështu duke u renditur i dyti në tabelë.

Ndërkaq, fitorja e Gjilanit ndaj Dritës me rezultat 1-0 si dhe fitorja e Llapit ndaj Drenicës me rezultat 5-3 ka bërë që renditja në tabelë të jetë më e ngjeshur.

Në vendin e parë vazhdon të jetë Gjilani i Ismet Munishit me 28 pikë, në vendin e dytë Ballkani me 27 pikë, ndërsa në vendin e tretë Drita me 25 pikë.

Kurse në vendin e 4-të renditet Llapi me 24 pikë, Prishtina në të 5-in me 21 pikë, ndërsa në vendin e 6-të Drenica me 20 pikë.

Në vendin e 7-të renditet Ulpiana me 17 pikë, Dukagjini në atë të 8-in me 16 pikë, në të 9-të Malisheva me 15 pikë dhe në të fundit (10-të) Feronikeli me 10 pikë.

Etiketat

Ofertat e fundit