Rapid Bukureshti ofron 2 milionë euro për Rrahmanin e Krasniqin

27.07.2023

Skuadra nga Rumania Rapid Bukureshti po bëhet gati për goditje të dyfishtë dhe në radarin e tyre kanë rënë dy futbollistë kosovar. Bëhet fjalë për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe atë të Kluzhit, Ermal Krasniqi, raporton mediumi romun Gsp.ro, përcjellë lajmi.net. Për Rrahmanin, sipas këtij mediumi, Rapidi është i gatshëm t’i paguajë 500 mijë […]

Rapid Bukureshti ofron 2 milionë euro për Rrahmanin e Krasniqin Foto: Ilustrim

Skuadra nga Rumania Rapid Bukureshti po bëhet gati për goditje të dyfishtë dhe në radarin e tyre kanë rënë dy futbollistë kosovar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe atë të Kluzhit, Ermal Krasniqi, raporton mediumi romun Gsp.ro, përcjellë lajmi.net.

Për Rrahmanin, sipas këtij mediumi, Rapidi është i gatshëm t’i paguajë 500 mijë euro, ndërsa 1.5 milionë të tjera për Ermal Krasniqin.

Megjithatë, drejtuesit e Kluzhit do të donin diçka më shumë për Krasniqin, rreth dy milionë euro, ndaj negociatat janë në vazhdim.