Qeveria s’lejon që FC Ballkani të ndihmohet me 80,000€ nga Komuna e Suharekës

Ballkani është njëra ndër klubet që ka shpenzuar më së shumti viteve të fundit në futbollin kosovar.

Qeveria s’lejon që FC Ballkani të ndihmohet me 80,000€ nga Komuna e Suharekës

Në këtë sezon 2021/2022, skuadra suharekase ka arritur që të shpallet kampion i Superligës së Kosovës, kështu duke shkruar historinë për klubin ashtu edhe për qytetin.

Më 30 maj nga ora 10:00 ishte mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Asamblesë Komunale të Suharekës, ku në rend dite ishte edhe pika për shqyrtimin e projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të futbollit “Ballkani”.


Në këtë pikë asambleistët diskutuan, ku edhe dhanë mendimet e tyre për këtë projekt-vendim, ku disa prej tyre ishin kundër kësaj pasiqë me kualifikimin e Ballkanit në Champions League, klubi suharekas do të ndihmohet me një shumë tejet të lartë, po ashtu mjete financiare i janë ndarë edhe nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Megjithatë, pas përfundimit të diskutimeve nga ana e asambleistëve, nga kryesuesi i kuvendit, kjo pikë u hodh në votim, ku me 17 vota për, 11 kundër dhe dy abstenime u miratua pika e 4-të e rendit të ditës “Shqyrtimi i projekt-vendim për ti ndihmuar klubit të futbollit “Ballkani”.

Në këtë vendim të siguruar nga SuharekaOnline, në pikën 1.1 të nenit 1 thuhet se “Me këtë vendim klubit të futbollit “Ballkani” me seli në Rr. ” Stadiumi i qytetit” në Suharekë, i ndihmohet me mjete financiare në vlerë prej 80,000.00€ për ushtrimin e aktiviteteve sportive”.

Vendimi-per-klubin-e-Ballkanit-1

Ndonëse, vullneti i Komunës së Suharekës ishte ajo që t’i ndihmohet Ballkanit me shumën e lartëcekur, por Qeveria e Kosovës nuk e “miratoi” këtë vullnet.

Kështu Ballkani duhet ti bëjë llogaritë për pjesëmarrje në garat evropiane pa ndihmën prej 80.000 eurove. Këtë e ka konfirmuar për media edhe vet Kryetari i Komunës sonë, Bali Muharremaj.

“Vendimi i Asamblesë Komunale për të ndihmuar FC Ballkani, me 80 mijë euro, na është kthyer mbrapa nga institucionet qendrore. Ne si komunë duhet zbatuar vendimet, që vinë nga lartë”, ka thënë ai për Albaniannews.

“Nuk po mundem me kuptu, derisa vendimin e një viti më parë e kishin kaluar, një të ngjashëm tani na e kthejnë negativ. Por kjo është e vërteta, vendimi i asamblesë komunale për ndihmën ndaj FC Ballkani na është kthyer mbrapa nga institucionet qendrore”, ka pohuar Muharremaj.

Ndryshe, në kërkesën e parashtruar nga FC Ballkani për ndihmë financiare ishte paraqitur edhe tabela me korinzat e shpenzimeve fillestare të kampanjes Europiane UEFA.

1. Faza përgatitore Bolu – Turqi 10 ditore, 40 persona, kostoja 30,000 Euro;
2. Bileta aeroplani, 40 persona, kostoja 6,000 Euro;
3. Veshëmbathje për stërvitje, 40 persona, kostoja 20,000 Euro;
4. Mjetet e punës rekuizita, tërësishme, 5,000 Euro;
5. Medikamentet, të ndryshme, kostoja 1,000 Euro;
6. Sigurimi në udhëtim, 40 persona, kostoja 500 Euro;
7. Autobusi në kampin stërvitor, 40 persona, 2,000 Euro;
8. Shfrytëzimi i fushave sportive për ndeshje, 4 ndeshje miqësore, kostoja 2,000 Euro;
9. Regjenerimi fizoterapeutik special, 25 persona, kostoja 1,000 Euro;
10. Shpenzimet e tjera operacionale, kostoja 13,500 Euro.
Totali: 80,000.00 Euro.

Kerkesa-klubit-te-futbollit-Ballkani-2

Po ashtu, tashmë veçse SuharekaOnline e ka siguruar dokumentin, ku shfuqizohet vendimi 01-Nr-016-31919. Ky vendim për shfuqizim pritet të diskutohet dhe të hidhet në votim në seancën e radhës të asamblesë komunale.

“Me këtë vendim shfuqizohet vendimi, 01-Nr-016-31919, i datës 30.05.2022, për ti ndihmuar me mjete financiare klubit të fubollit “Ballkani” me seli në Suharekë”, thuhet në vendim.

Vendim-per-shfuqizimin-e-Vendimt-01-Nr-016-31919

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë