Qendrim Zyba: Suharekës dhe Xhebrailave ju them se jam gati të jap maksimumin e t’i arrijmë objektivat

07.06.2022

Zyba i cili përfundoi kontratën me bardhekaltërit vendosi të rikthehej në Suharekë, edhe pse ofertat për mesfushorin ishin të shumta, në fund Ballkani fitoi shërbimet e Zybës. Ai ka thënë se kam firmosur marrëveshjen me klubin e vendlindjes sime, FC Ballkani për tri vite dhe se jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re. […]

Qendrim Zyba: Suharekës dhe Xhebrailave ju them se jam gati të jap maksimumin e t’i arrijmë objektivat Foto: Ilustrim

Zyba i cili përfundoi kontratën me bardhekaltërit vendosi të rikthehej në Suharekë, edhe pse ofertat për mesfushorin ishin të shumta, në fund Ballkani fitoi shërbimet e Zybës.

Ai ka thënë se kam firmosur marrëveshjen me klubin e vendlindjes sime, FC Ballkani për tri vite dhe se jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Po ashtu, Zyba ka shtuar se qytetit të Suharekës si dhe Xhebrailave mund ti thotë se është i gatshëm që ta jep maksimumin e tij për të arritur objektivat e klubit.

Postimi i plotë i Zybës:

Sot kam firmosur marrëveshjen me klubin e vendlindjes time, FC Ballkani për tri vite dhe jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Qytetit të Suharekës dhe Xhebrailve ju them që: “Jam gati të jap maksimumin tim, të luftoj për këtë fanellë dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”.