Prishtina uron Ballkanin për titullin kampion të Superligës në edicionin 2021/22
Ndeshja e zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit është mbyllur pa gola, duke bërë që matematikisht Ballkani të shpallet kampionit. Prishtina e cila deri sot ishte kampione aktuale në Superligën e Kosovës, ka uruar skuadrën nga Suhareka për titullin e parë në histori të klubit. Bardhekaltërit u shpallën vitin e kaluar kampion, ndërsa këtë vit nuk […]
Ndeshja e zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit është mbyllur pa gola, duke bërë që matematikisht Ballkani të shpallet kampionit.
Prishtina e cila deri sot ishte kampione aktuale në Superligën e Kosovës, ka uruar skuadrën nga Suhareka për titullin e parë në histori të klubit.
Bardhekaltërit u shpallën vitin e kaluar kampion, ndërsa këtë vit nuk arritën që ta mbronin trofeun më të vlefshëm në futbollin vendor.
“FC Ballkani nga Suhareka është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Kosovës për edicionin 2021/22.
FC Prishtina e uron Ballkanin për titullin e parë të fituar në histori të futbollit të Kosovës dhe i dëshiron shumë suksese në garat evropiane” thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.
Suharekasit kanë 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani që është i dyti, duke bërë që e ndeshjet e mbetura të mos mund ta zënë me pikë.