Prishtina publikon çmimin e biletave për derbin ndaj FC Ballkanit

24.02.2020

Vëmendja kryesore e javës së 20’të në Superligën e Kosovës do të jetë në kryeqytet, aty ku takohen Prishtina dhe Ballkani. Dy skuadrat pretendente për titull do të takohen të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 17:00. Ballkani momentalisht është lider në tabelë me 40 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e treta me […]

Prishtina publikon çmimin e biletave për derbin ndaj FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Vëmendja kryesore e javës së 20’të në Superligën e Kosovës do të jetë në kryeqytet, aty ku takohen Prishtina dhe Ballkani.

Dy skuadrat pretendente për titull do të takohen të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 17:00.

Ballkani momentalisht është lider në tabelë me 40 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e treta me 37 pikë. E renditja e tyre e bën këtë ndeshje edhe më interesante, transmeton Metro.

FC Prishtina ka publikuar çmimin e biletave për këtë ndeshje. 2 euro kushton një biletë në lindje, 3 euro në perëndim dhe 5 euro ajo në zonën ‘VIP’.