Prishtina e mposht Ballkanin në vazhdime, siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

16.03.2022

Në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës është luajtur edhe takimi mes Ballkanit dhe Prishtinës në stadiumin e qytetit në Suharekë. Prishtinasit kanë arritur që të triufmojnë në vazhdime me rezultat 1-2 në udhëtim te Ballkani, pasiqë takimi i rregullt u mbyll me rezultat baras 1-1. Me këtë fitore Prishtina ka arritur që […]

Prishtina e mposht Ballkanin në vazhdime, siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës është luajtur edhe takimi mes Ballkanit dhe Prishtinës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Prishtinasit kanë arritur që të triufmojnë në vazhdime me rezultat 1-2 në udhëtim te Ballkani, pasiqë takimi i rregullt u mbyll me rezultat baras 1-1.

Me këtë fitore Prishtina ka arritur që të kalojnë tutje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në 45 minutat e parë u shënua vetëm një gol, ku Qëndrim Zyba në minutën e 24-të shënoi gol, kështu duke e çuar Prishtinën në epërsi.

Pas disa rasteve të krijuara pa sukses, Ballkani gjeti golin në minutën e 66-të me anë të Blendi Baftiut, i cili shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Armend Thaqit.

Ndërkaq, pas 90 minutave lojë të rregullt, ndeshja shkoi në vazhdime, ku Prishtina arriti që të shënojë pas gjashtë minutave lojë me anë të Besnik Krasniqit, i cili shënoi për 1-2.

Gjyqtari Dardan Çaka, në minutat shtesë të vazhdime ka shpërndarë tre kartonë të kuq, për sjellje të parregullt e pësoi Sulley, një karton i kuq për Theophilius Solomon, kjo si shkak i një goditje me bërryl ndaj Bujar Pllanës si dhe karton i dytë i verdhë dhe pastaj të kuqin për lojtarin Erando Karabeci.