Prishtina dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

21.07.2025

Prishtina dhe Ballkani, dy përfaqësuesit e Kosovës në Ligën e Konferencës, kanë mësuar tashmë kundërshtarët e mundshëm në rast se kualifikohen në raundin e tretë të kësaj gare evropiane.

Shorti për këtë fazë të garës u hodh të hënën, duke zbuluar disa emra të rëndësishëm që mund të përballen me skuadrat tona.

Pas shortit, u bë e ditur se ndër kundërshtarët e mundshëm për Ballkanin dhe Prishtinën janë klube si AZ Alkmaar i Holandës, Varazhdini i Kroacisë, Vllaznia e Shqipërisë, dhe Maribori i Sllovenisë. Kjo tregon se rruga drejt fazave më të avancuara të Ligës së Konferencës do të jetë plot sfida për ekipet kosovare.

Më konkretisht, nëse Prishtina dhe Ballkani arrijnë të kalojnë kundërshtarët e tyre në raundin e dytë kualifikues, ata mund të përballen me fituesit e dueleve të mëposhtme:

  • Ivler Tampere (FIN) – AZ Alkmaar (HOL)
  • St Joseph’s FC (GJIBRALTAR) – Shamrock Rovers FC (IRL)
  • Varazdin NK (KRO) – CD Santa Clara (POR)
  • Vllaznia (SHQ) – Vikingur Reykjavik (ISL)
  • Paksi FC (HUN) – NK Maribor (SLO)

Kjo fazë e tretë kualifikuese pritet të sjellë ndeshje interesante dhe të vështira për ekipet kosovare, të cilat do të synojnë të shkruajnë histori duke avancuar sa më shumë në garat evropiane. Tani fokusi mbetet te ndeshjet e raundit të dytë, ku Prishtina dhe Ballkani do të përpiqen të sigurojnë kualifikimin për më tej.