Presidentja Osmani pret në takim FC Ballkanin: Na dëshiroj suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje në Evropë

12.10.2022

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka ftuar në takim klubin futbollistik nga Suhareka, Ballkanin. Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur edhe nga klubi suharekas përmes një postimi në rrjetet sociale. Presidentja Osmani ka uruar Ballkanin për arritjet si dhe u ka dëshiruar suksese në ndeshjen e nesërme ndaj klubit turk, […]

Presidentja Osmani pret në takim FC Ballkanin: Na dëshiroj suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje në Evropë Foto: Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka ftuar në takim klubin futbollistik nga Suhareka, Ballkanin.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur edhe nga klubi suharekas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Presidentja Osmani ka uruar Ballkanin për arritjet si dhe u ka dëshiruar suksese në ndeshjen e nesërme ndaj klubit turk, Sivasspor dhe rrugëtimin tutje në Evropë.

Po ashtu, në këtë takim Ballkani ia dhuroi një fanellë të klubit Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Postimi i plotë i FC Ballkanit:

Faleminderit Presidente

Sot me ftesën e të parës së vendit ishim në presidencë. Vjosa Osmani na uroi për arritjen e klubit si dhe na dëshiroj suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje në evropë.

FC BALLKANI