Presidenti i FFK-së: Ndeshjet e Superligës të jenë në kohën e mbrëmjes, nën dritat e reflektorëve

06.04.2022

Ai në një intervistë për Klan Kosova, ka shpalosur planprogramin, duke thënë se do të kthejnë futbollin e rrugës dhe ndeshjet e Superligës të zhvillohen në mbrëmje. Ademi specifikoi se prioritet ka klubet, ekonominë dhe infrastrukturën. “Do të kthejmë futbollin e rrugës ose futbollin spontan që e kemi luajtur gjithmonë, nëpër lagje e qytet, pos […]

Presidenti i FFK-së: Ndeshjet e Superligës të jenë në kohën e mbrëmjes, nën dritat e reflektorëve Foto: Ilustrim

Ai në një intervistë për Klan Kosova, ka shpalosur planprogramin, duke thënë se do të kthejnë futbollin e rrugës dhe ndeshjet e Superligës të zhvillohen në mbrëmje.

Ademi specifikoi se prioritet ka klubet, ekonominë dhe infrastrukturën.

“Do të kthejmë futbollin e rrugës ose futbollin spontan që e kemi luajtur gjithmonë, nëpër lagje e qytet, pos asaj do të bëjmë futbollin nëpër shkolla, jemi në përfundim, do ta shtojmë një orë të edukatës fizike, në atë orë ku do të luhet vetëm futboll, ku do të zgjedhën djem e vajza që kanë afinitet për futboll nga një trajner i yni dhe një arsimtari”, është shprehur Ademi.

“Superliga me të cilën përfaqësohemi edhe në Evropë, ndeshjet të jenë në kohën e mbrëmjes nën dritat e reflektorëve, e kemi krijuar një platformë për klubet, për të gjitha klubet që do të shesin biletat online, në kohë reale do të dimë të hyrat në këtë pjesë”, shtoi ai.

“Këto prurjet qe i kemi aq jemi në pozicion të mirë, me këtë formacion më këto prurje nuk besoj që mund të na shmangë kualifikimin në cilindo kompeticion”.