Ponte Prizreni fiton kundër Pejës

10.11.2022

Klubi basketbollistik Peja ka pësuar humbjen e parë këtë edicion. Ponte Prizreni fitoi në mes të palestës sportive ”Karagaç” me rezultat 81-75 (21-15; 15-27;19-21 dhe 20-18), shkruan IndeksOnline. Ndeshja ishte e vlefshme për sezonin e ri të Ligës Unike në konkurencën e meshkujve, por që vlen edhe pë Prince Caffe Superligën e Kosovës. Dachon Burker i […]

Ponte Prizreni fiton kundër Pejës Foto: Ilustrim

Klubi basketbollistik Peja ka pësuar humbjen e parë këtë edicion.

Ponte Prizreni fitoi në mes të palestës sportive ”Karagaç” me rezultat 81-75 (21-15; 15-27;19-21 dhe 20-18), shkruan IndeksOnline.

Ndeshja ishte e vlefshme për sezonin e ri të Ligës Unike në konkurencën e meshkujve, por që vlen edhe pë Prince Caffe Superligën e Kosovës.

Dachon Burker i Ponte Prizrenit, ishte më i miri në ndeshje duke shënuar plotë 33 pikë, i ndjekur nga Wayne Arnold me 15 pikë.

Te Peja më i dalluari ishte Rodney Purvis me 14 pikë.