Përfundon gjithçka në Suharekë, Ballkani triumfon ndaj Drenicës

05.03.2021 / Sport
Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka mposhtur Drenicën me rezultat 2:1, kështu klubi suharekas u rikthye në pozitën e parë me 48 pikë.
Golat për Ballkanin u realizuan nga Arbër Hoxha dhe Bajram Jashanica, teksa për Drenicën realizoi Dardan Rogova.
Po ashtu gjatë ditës së sotme është zhvilluar edhe ndeshja Besa ndaj Trepça ’89, ku mitrovicasit kanë shënuar fitore me rezultat 1:2.
Rrahmani dhe Jashari ia siguruan pikët e reja “Minatorëve”, kurse golin e vetëm për pejanët e shënoi Halili.

Të fundit
19 orë më parë / Sport
Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita