Përfundon gjithçka në Suharekë, Ballkani mposht Malishevën në miqësore

04.02.2021

Sot është zhvilluar ndeshja miqësore e fundit në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror. Në këtë ndeshje klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani u përballë me FC Malishevën. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku ‘luanët’ e Bledi Shkëmbit shënuan fitore me rezultat 3-2. Takimi i sotëm ishte shumë i bukur dhe […]

Përfundon gjithçka në Suharekë, Ballkani mposht Malishevën në miqësore Foto: Ilustrim

Sot është zhvilluar ndeshja miqësore e fundit në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror.

Në këtë ndeshje klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani u përballë me FC Malishevën.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku ‘luanët’ e Bledi Shkëmbit shënuan fitore me rezultat 3-2.

Takimi i sotëm ishte shumë i bukur dhe interesant, ku malishevasit kauan pritshmëritë, kështu duke i bërë telashe Ballkanit e cila po lufton për titullin duke “detyruar” që të djersijnë fanellën më shumë se sa mund ta kishin pritur.

Golashënuesit për skuadrën e drejtuar nga Shkëmbi ishin Ermal Krasniqi, Meriton Korenica dhe Mirlind Daku.

Daku realizoi golin e fitores pas një goditje nga larg rreth minutës ’77.

Ndërsa tek malishevasit golin e kishin gjetur dyshja e talentuar Rrahmani – Sekiraqa.