Përfundon afati kalimtar në basketboll, të gjitha transferimet e KB YLLIT

17.08.2021

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll në konkurrencën e meshkujve. Afati kalimtar ishte shumë i pasur, ku kishte transferime nga skuadrat e mëdha, kurse më pak aktive ka qenë Drita, që nga Liga e Parë do të garojë në elitën e basketbollit. Të gjitha skuadrat tjera të elitës kanë bërë transferime dhe pritet një stinor […]

Përfundon afati kalimtar në basketboll, të gjitha transferimet e KB YLLIT Foto: Ilustrim

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Afati kalimtar ishte shumë i pasur, ku kishte transferime nga skuadrat e mëdha, kurse më pak aktive ka qenë Drita, që nga Liga e Parë do të garojë në elitën e basketbollit.

Të gjitha skuadrat tjera të elitës kanë bërë transferime dhe pritet një stinor mjaft interesant.

Po ashtu edhe klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë kanë qenë aktive, varësisht që kanë në edicionin e ri.

Afati kalimtar ka përfunduar për basketbollistë vendorë, derisa vazhdon ai për të huaj.

Golden Eagle Ylli ka transferuar: Arlind Pepaj (Istog), Mikaile Tmusiq (KK. Podgorica), Leon Neziri (Playmouth Raiders Angli).

Ndërsa nga KB Ylli janë larguar: Rilind Krasniqi i cili u transferua në Prizreni-16, Samir Zekiqi në Trepça, Valon Bunjaku në KB Bashkimi, ndërsa te Liga e Parë Altin Shala nga KB Ylli u transferua te New Basket, Jamesio Cortez Rhine në New Basket,.