Përfaqësuesja e Kosovës përballet në Naestved me Danimarkën

30.06.2022

Dardanët do të përballen me Danimarkën në Naestved nga ora 19:00, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025. Basketbollistët e Kosovës janë stërvitur intensivisht për këtë sfidë në Prishtinë, derisa të mërkurën kanë pasur stërvitjen e parë në Danimarkë, si dhe do të kenë një stërvitje të lehtë të enjten (sot). […]

Përfaqësuesja e Kosovës përballet në Naestved me Danimarkën Foto: Ilustrim

Dardanët do të përballen me Danimarkën në Naestved nga ora 19:00, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës janë stërvitur intensivisht për këtë sfidë në Prishtinë, derisa të mërkurën kanë pasur stërvitjen e parë në Danimarkë, si dhe do të kenë një stërvitje të lehtë të enjten (sot).

Motivi dhe dëshira është e madhe për fitore në kampin e Kosovës. Kosova kishte fituar sfidën e parë 78:73 dhe vetëm një fitore ndaj danezëve mban gjallë shpresat për kualifikim, pasi më pas pësoi dy humbje nga Norvegjia.